11.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Rugova: Isa kryeministër, ose prishet koalicioni

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se s’ka asnjë fije dyshimi se LDK-së do t’i takojë udhëheqja e Qeverisë dhe se në këtë pozitë do të jetë Isa Mustafa.

Rugova ka thënë se nëse nuk ndodh kjo atëherë prishet marrëveshja me PDK-në.

“Natyrisht, Isa Mustafa do të jetë Kryeministër. Nëse nuk realizohet kjo marrëveshje ne e prishim këtë punë”, ka thënë Rugova për Express.

Por, zyrtarët e PDK-së deri më tash kanë thënë se ende nuk është e qartësuar se kush do të jetë në krye të Qeverisë.

Mirëpo, Rugova thotë se gjithçka është sqaruar pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku është votuar për të shkuar në koalicion me PDK-në por me kush që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër.

“Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë. Ne e udhëheqim Qeverinë”, ka shtuar ai.

Sa i përket pozitave ministrore, Rugova ka thënë se LDK i ka dërguar ekspertët për të biseduar me PDK-në dhe pushteti do të ndahet gjysmë për gjysmë me PDK-në.

Ai ka thënë se është çështje e marrëveshjes ndërmjet partive se cilat fusha do t’i udhëheqin.

Por, ai ka thënë se LDK nuk do të pranojë të marrë nën udhëheqje vetëm ministri që nuk janë të rëndësishme.

“Konkretisht nuk kemi biseduar për pozitat por LDK do të udhëheqë me ministri të rëndësishme”, ka thënë Rugova.

Më Shumë

Raporti ditor i PK’së, mbi 1500 gjoba dhe 64 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 537 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, janë raportuar edhe...

Xheladini i LDK-së: Kryesia na dha të drejtën autonome të bëjmë koalicion me këdo, edhe me Vetëvendosjen

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së Filiz Mustafa, ish-kandidat i LVV-së për kryetar të...

Lajmet e Fundit