16.4 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Rummenigge: Real Madrid është numri një

Karl-Heinz Rummenigge tashmë e ka një sy dhe një vesh nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku Bayern Munich do të përballet me Real Madridin.

Bosi i klubit gjerman foli për një duel gjigantësh, në kolonën e tij për revistën zyrtare të Bayernit, por u dorëzua në objektivin e caktuar: “Nëse ju më pyesni mua për rangun aktual të futbollit europian, menjëherë mund të them se Real Madridi është numri një. Reali është një mit, të gjithë e dinë dhe e pranojnë këtë gjë. Trofetë e shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të fituar nga ky klub, përbëjnë rekord më vete, ndërsa galeria e yjeve që kanë veshur fanellën e bardhë nis nga Di Stefano e vazhdon deri te Cristiano Ronaldon. Sa për dy ndeshjet e Champions-it të Bayern Munich kundër “Los Blancos”, mendoj se faktori-trajner është në favorin tonë. Me Carlo-n në drejtim, ne mund të përballemi më mirë në këtë sfidë, që është më e vështira, deri më tani, këtë sezon. Ne jemi shumë të ngazëllyer që do të përballemi dy herë me këtë klub legjendë. Me tre artistë në sulm, Ronaldo, Benzema dhe Bale, me një qendër të fushës të pabesueshme, Modric-Kroos, si dhe një mbrojtje, që gjithashtu, di të luftojë ashpër, Real Madridi vazhdon të mbetet i njëjtë me atë që Carlo Ancelotti fitoi finalen e vitit 2014 të Champions-it, kundër Atletico Madrid.”

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar tw premten një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë, i cili kishte ndodhur...

Qyteti i balotazhit/ Komuna që u qeveris nga LDK, PDK dhe VV – historiku i zgjedhjeve në Prizren

Prizreni është qeverisur nga PDK-ja, LDK-ja dhe VV-ja. Në zgjedhjet e së dielës gara kryesore zhvillohet në mes të VV-së dhe PDK-së. Prizreni, qendra e...

Lajmet e Fundit