1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Rusia nis armëpushimin e përkohshëm, ani se Ukraina e refuzoi

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin e tij të mbrojtjes të vendosë një armëpushim 36 orësh në vijën e frontit të Ukrainës.

Armëpushimi – nga ora 12:00 me kohën e Moskës – përkon me Krishtlindjet Ortodokse Ruse.

Putin i kërkoi Ukrainës që të përgjigjet, por Kievi e refuzoi shpejt kërkesën.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se armëpushimi ishte një përpjekje për të ndaluar përparimet ushtarake të vendit të tij në lindje të vendit.

Deklarata e Kremlinit duket se theksonte se Putin urdhëroi trupat e tij të ndalonin luftimet, jo sepse ai po de-përshkallëzohej – Putini nuk de-përshkallëzohet kurrë – por sepse ai kishte dëgjuar një thirrje nga kreu i Kishës Ortodokse Ruse.

Patriarku Kirill, më herët gjatë ditës, kishte bërë thirrje për një armëpushim të Krishtlindjeve për të lejuar besimtarët të marrin pjesë në shërbesat për Krishtlindjet Ortodokse.

Urdhri i Putinit i bëri thirrje Ukrainës që të përgjigjet në mënyrë që “numri i madh i besimtarëve ortodoksë të cilët banojnë në zonat ku po zhvillohen armiqësi” të mund të festojnë natën e Krishtlindjeve të premten dhe ditën e Krishtlindjes të shtunën.

Por në fjalimin e tij të natës me video, Presidenti Zelensky tha se Rusia dëshironte të përdorte armëpushimin si mbulesë për të ndaluar përparimet e Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit dhe për të sjellë më shumë njerëz dhe pajisje.

Kisha Ortodokse Ruse – më e madhja nga Kishat Ortodokse Lindore – feston ditën e Krishtlindjes më 7 janar, sipas kalendarit Julian.

Më Shumë

Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë

Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një kamion, i...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit