Rusia pret dështimin e Gjykatës

OKB14-26Dështimi eventual i Kosovës në formimin e Gjykatës Speciale, e cila do t’i trajtojë krimet e pretenduara të luftës së UÇK-së në Kosovë, i hap rrugën Këshillit të Sigurimit të OBK-së që përmes një rezolute të krijojë Tribunal Ndërkombëtar.

Pra, me këtë do t’i mundësohej Rusisë dhe Kinës, të cilat janë anëtare të KS të OKB-së, që përmes një Tribunali Ndërkombëtar të merren me krimet e supozuara se janë kryer gjatë periudhës së vitit 1998-2000 në Kosovë.

Në kohën kur brenda pak javësh pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës ta kenë para vetes Projektligjin për Gjykatën Speciale, ekspertët juridikë konsiderojnë se është me interes që të kalohet edhe ky test dhe mos t’i ofrohet “kënaqësia” dy superfuqive, Rusisë e Kinës, që të merren me krimet e dyshuara të shqiptarëve të Kosovës../zeri/

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit