7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Sali Asllanaj kundër grevës së mësimdhënësve në Suharekë

salihu-me-greviste-700x466Kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit,Sherif Berisha, sot kanë vizituar Gjimnazin “Jeta e Re” dhe Shkollës e Mesme Profesionale në Shirokë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte kryekput bindja e profesorëve dhe drejtorëve të shkollave që të mos e mbajnë grevën e drejtuar nga SBASHK-u edhepse la pak për të dëshiruar në deklaratën e tij.

Në Gjimnazin “Jeta e Re”, kryetari Asllanaj, stafit të profesorëve dhe administratës ju ka drejtuar duke ju thënë:

“ Nuk ka nevojë të ndërpritet mësimi, sidomos në shkollën tuaj që ka një emër të mirë dhe është shembull për vatrat tjera të arsimit.Unë mendojë që arsimi nuk është në pozitë të keqe sa i përket të ardhurave, nëse krahasohet me disa sektore tjera. Prandaj nuk justifikohet humbja e mësimit. Zgjidhni metoda tjera sindikale të cilat nuk reflektojnë në cilësinë e mësimit. Nuk e kam ndërmend të përzihem në organizimin tuaj sindikal, e kuptojë shumë mirë që pa organizim nuk arrihet asgjë e kur jeni të organizuar si sindikatë , atëherë ju realizoni interesat tuaj, mirëpo kisha kërkuar nga ju që kërkesat të mos i realizoni me grevë ( ndërprerje të mësimit) sepse me këtë veprim, po pësojnë nxënësit, të cilët më së paku janë fajtorë”./therandapost.com/

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit