18.8 C
Prizren
E diel, 26 Maj, 2024

Sami Neza, me një libër për “çështjen” e gazetave

84935Gazetari Sami Neza ka publikuar së fundmi librin me titull “Gazeta, menaxhimi i krizës në medien e shkruar”.

Nëpërmjet këtij studimi autori ka synuar të përmbushë hipotezën se shtypi i shkruar është në krizë, zgjidhja e krizës kërkon mjete të tjera që kapërcejnë kapacitetet aktuale të shtypit të shkruar. Paradigma ku është mbështetur zhvillimi i këtij sektori mediatik nuk sjell zgjidhje, sipas Nezës. Ai thekson se ashtu si në shumicën dërmuese të vendeve të botës edhe shtypi i shkruar në Shqipëri po kërkon mjete të tjera ndryshe prej atyre të traditës për të mbijetuar qoftë edhe në një gjendje tjetër.

Në gazetat e përzgjedhura për një pjesë të studimit “Panorama”, “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Shqip” ai ndan rastet e suksesit te secila si dhe sugjeron transformime që do të mundësonin rast pas rasti suksesin në tregun print dhe atë online.

Pjesë e rëndësishme e kërkimit janë analiza konkurruese në tregun e gazetave, analiza PEST (analiza e ambientit politik, ekonomik, social, dhe teknologjik), analiza SËOT

Neza thotë se ky libër është një mundësi e re për gazetat në zgrip të mbijetesës t’ia dalin të ruajnë tregun dhe lexuesit qoftë edhe nëpërmjet transformimeve të thella në menaxhim, përmbajtje, kanale komunikimi etj.

Ai bën një analizë të gjerë të kapaciteteve editoriale, menaxheriale dhe teknologjike të gazetave të përditshme si dhe ndërton për disa nga ato një analizë përmes së cilës u sugjeron zhvillimin në terrenin online. Në libër ka rekomandime konkrete për medien e shkruar, se si duke u mbështetur në tregun shqiptar, zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit ato mund të ndërmarrin hapa reformues dhe transformues në dhomën e lajmeve, përgatitjen e përmbajtjes, shpërndarjen e informacionit dhe thithjen e të ardhurave.

Në librin e tij, Neza, ofron përvoja të zbatuara në media të huaja siç janë përshkruar disa shembuj nga media suedeze dhe norvegjeze. Po ashtu praktika të avancuara të zhvillimit në ëeb të gazetarisë së shkruar janë përshtatur për rastin shqiptar të gazetave, duke u ofruar si praktika të suksesshme për tu ndjekur nga gazetat e përditshme shqiptare. Gazetat mund të marrin nëpërmjet këtij libri, skema të gatshme të zhvillimit të ndërmarrjeve të tyre në kushtet e reja të teknologjisë së informacionit, shndërrimit të interesave të lexuesit.

Nga pikëpamja e menaxhimit të gazetave dhe trajtimit të krizës së shtypit të shkruar, “Menaxhimi i krizës së shtypit të shkruar”, përbën të parin punim shkencor në Shqipëri mbi këtë lloj produkti mediatik me këndvështrim menaxhimin dhe transformimin e gazetave.

Autori mban gradën shkencore Doktor në Gazetari nga Universiteti i Tiranës si dhe MBA nga Universiteti i Nebraskës, SHBA dhe Universiteti i Tiranës. Ai ka punuar si gazetar e drejtues mediesh të ndryshme për më shumë se 20 vjet.

Libri është botim i UET Press.

 

Më Shumë

Nga Ilirida deri në Tuz, 12 skuadra shqiptare bëjnë Evropën të flasë ‘shqip’

Plot 12 skuadra shqiptare do të luajnë në kupat e Evropës këtë verë. Nga kualifikueset e Champions League deri te ato të Conference League...

Kroacia nis nesër në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kroacia nesër do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të...

Lajmet e Fundit