Sanksionet e BE, motorët Harley do prodhohen jashtë SHBA-ve

Harley-Davidson planifikon të zhvendosë një pjesë të prodhimit të motorëve jashtë Shteteve të Bashkuara, për të shmangur, siç tha, barrën e tarifave të Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar, BE-ja vuri taksa hakmarrëse mbi prodhimet amerikane, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Evropa dhe vende të tjera aleate.

Fabrika e motorëve, Harley-Davidson, me seli në shtetin Uiskonsin, ka degë në Australi, Brazil, Indi dhe Tajlandë.

Kompania tha se do të rrisë investimet në fabrikat e saj ndërkombëtare, por nuk tregoi se në cilat prej tyre. “Për të adresuar koston e madhe të tarifave të BE-së, Harley-Davidson do të zhvendosë prodhimin e motoçikletave”, tha kompania.

Sipas Harley-Davidson, tarifat kanë shtuar mesatarisht 2,200 dollarë për çdo motor të eksportuar nga SHBA-ja në BE.

 

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit