2.7 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Nisin përgatitjet për xhirimet e filmit për Krushën e Madhe “Shpata prej Druri”

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci dhe Nehat Bahtiri, shef i kabinetit të kryetarit, kanë pritur në takim aktorin e njohur kosovar Fatmir Spahiu.

Aktori Spahiu i njoftoi zyrtarët e lartë komunal lidhur me projektin filmik “Shpata prej Druri”, një bashkëpunim ky në mes të Kosovës dhe Turqisë, xhirimet kryesore të të cilit do të bëhen në qytetin e Mitrovicës.

Mujka, i cili ishte shumë i kënaqur me vizitën e aktorit Spahiu, ofroj mbështetjen e plotë te institucioneve komunale në realizimin e projektit. Komuna në këtë rast ofron mbështetjen brenda mundësive që ka, duke siguruar edhe lokacionet ku do të bëhen xhirimet e këtij filmi.

Tafil Peci theksoi se xhirimi i filmit në qytetin e Mitrovicës, do të kontribuojë në ngritjen e epitetit të qytetit si një qytetet me vlera të larta kulturore dhe artistike.

Filmi “Shpata prej Druri”, me skenar të Selman Kiliçaslan dhe me regji të Emre Konuk, trajton temën e një djali nga Krusha e Madhe i cili i ka prindërit e zhdukur që nga lufta e Kosovës dhe kërkon hakmarrje ndaj forcave serbe.

Në këtë film rolet kryesore do ti luajnë aktorët tanë të mirënjohur: Florist Bajgora, Vedat Bajrami, Mensur Safciu, Luan Jaha, Çun Lajçi, Astrit Kabashi, Ilir Prapashtica, Irena Canhasi, Xhejlane Terbunja dhe të tjerë.

Më Shumë

Au’Diese Toney, përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Au’Diese Toney, i cili do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Toney vjen nga...

Zhduket një femër në Prizren, policia nis hetimin

Të mërkurën në Prizren është raportuar në polici se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Në...

Lajmet e Fundit