Sarri: Bëra një gomarllëk, e mbytëm Milanin për 30 minuta

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, vlerëson 30 minuta e para të ndeshjes me Milanin dhe i gëzohet kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë. Sigurisht që bardhezinjtë paraqitën dobësi dhe tekniku italian e pranon diçka të tillë, sikurse edhe pranon se bëri një gabim trashanik.

“Është e qartë që ndihesh mirë kur kthehesh pas tre muajsh në fushë, edhe pse u luajt pa tifozë. Jam i befasuar dhe i kënaqur me 30 minutat e para të ndeshjes. Dominuam dhe e luajtëm topin shpejt, madje edhe para se Milani të ndëshkohej me karton të kuq.

Pastaj e ulëm ritmin dhe intensitetin, që nuk është gjë e mirë në një stadium të boshatisur. U fokusuam te gjërat individuale dhe e humbëm mprehtësinë. Pozitiv është fakti që nuk e lamë kundërshtarin të luajë. Do duhet kohë të kthehemi në maksimumin tonë. 30 minuta e para ishin një shenjë e mirë”, tha Sarri për “Rai Uno”.

Më tej ai tregoi se ku gaboi ai si trajner: “Bëra një gomarllëk. U përfshiva te entuziazmi që kemi pesë zëvendësime dhe bëra tre njëherazi, çka ishte një rrezik i madh. Në atë moment humbëm diçka në lojën tonë. Ndoshta në të ardhmen duhet t’i shpërndaj zëvendësimet.

Douglas Costa e nxora sepse kisha frikë se mos dëmtohej. Ai doli dhe ende duket një nga ata që ishte më në formë. Është një lojtarë që mund të bëjë diferencën kur është i stërvitur mirë”. Juventusi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Napoli-Inter, që përballen sonte prej orës 21:00. Finalja e Kupës së Italisë zhvillohet me 17 qershor, ndërkohë që tre ditë më pas rinis Serie A.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior. Sulmuesi i ri konsiderohet një...

Lajmet e Fundit