Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka.

Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi me vdekjen e djalit të tyre 26 vjeçar nga fshati Maqitëve.

E gjithë kjo pasi stuhia e rrufetë që nisën  goditën  për vdekje  të riun e këtij fshati.

Por ai nuk ishte i vetëm këtu.

“Ata djemtë për fat të keq kanë qenë në pyll, me babë kanë qenë dhe me gjithë vëlla, aty i ka nxënë shiu, ka qenë një shi shumë i madh edhe papritmas vetëtima ka gjuajt edhe e ka rrok atë djalin. Poashtu edhe babën edhe vëllaun ka pak i ka lëndu por jo në atë gjendje, por djalin e ka myt në vend”, deklaroi Urim Ndrecaj, bashkëfshatar.

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Ai së bashku me bashkëfshatarët e tjerë mesditën e së enjtes u angazhuan që të ndihmonin familjen në përfundimin e ceremonisë mortore.

Bashkëfshatarët iu dolën në ndihmë edhe në ditën kritike.

“Kanë ardh Policia, ndihma e shpejtë deri ku kanë mujt me u fut atje. Ka qenë zona jo edhe mirë për policinë disa bashkëfshatar tonë janë shku edhe i kanë terhek prej atyhit edhe i kanë vendos në ambulancë.I kanë shtëpiat këtu, por frikë kanë dalë në Prizren që një vjet e gjysmë. Ai djali që është i mytur është i martum që një vjet”, zbulon Ndrecaj.

Vdekjen e 26 vjeçarit në vend të ngjarjes e konstatuan mjekët nga Emergjenca e qytetit.

“Gjendja e dy të lënduarve që kanë shpëtuar për fatin e mirë, nuk kanë pas plagë fizike shumë sidomos babën kam pas mundësi më kontrollu më lehtë  me ekzaminua, plagë fizike nuk ka pasur parametrat i ka pas mirë . Pacientin tjetër nuk kemi mundur me ekzaminu as me bisedu për shkak të gjendës momentale që e ka pas”, ka thënë mjeku kujdestar, Edlir Ahmetaj.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Rruga deri në vend ngjarje nuk ishte e aspak e lehtë për Emergjencën dhe Policinë.

Për rastin ka folur edhe Safet Hoxha, nga Policia e Suharkës.

“Terreni ka qenë i thyeshëm dhe shumë larg qasjes së rrugës, kështu që i ndjeri tashmë ka qenë bashkë me vellaun dhe babën e tij, dhe baba dhe vëllau e kanë bartur reth 1km deri tek një veturë private pastaj e kanë sjellë deri tek Emergjenca, ku njësit e emergjencës e kanë konstatuar sie i njëjti është i vdekur”, deklaroi ai.

Sipas komandatit të Policisë në Suharekë, Safet Hoxha, viktima ishte larg disa metra nga vëllain dhe babanë.

“Sipas informacioneve që kemi marrë nga ata që e kanë shpëtuar ai ka qenë 5 metra prej këtyre duke ecë bashkë. Kur e ka goditur rrufeja atij i janë shkaktu plagë shumë të mëdha kurse babait të tij ja ka djegë pak pantallonat por nuk kanë pasë plagë të dukshme”, përfundoi Hoxha.

26 vjeçari u varros të enjten në fshatin Maqitevë në orën 17:00.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit