Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior.

Sulmuesi i ri konsiderohet një nga talentet më premtuese të Akademisë së Futbollit FC Prizreni. Gjatë sezonit 2025/2026 me ekipin U17, ai realizoi mbi 30 gola, duke spikatur me aftësitë e tij në fazën ofensive.

Sipas klubit, Qenaj shquhet për shpejtësinë, teknikën dhe instinktin për gol, cilësi që kanë bërë të mundur promovimin e tij në skuadrën e parë.

Në njoftimin e FC Prizrenit theksohet se inkuadrimi i tij në ekipin senior është pjesë e projektit për zhvillimin e futbollistëve vendorë.

“Promovimi i tij në ekipin e parë është një tjetër dëshmi se projekti i FC Prizrenit vazhdon të investojë dhe t’u besojë futbollistëve të dalë nga akademia jonë. Ne besojmë se Ahmedini do të vazhdojë të zhvillohet dhe të japë kontribut të rëndësishëm me fanellën e klubit”, theksohet në njoftim.

Me promovimin e Ahmedin Qenajt, FC Prizreni vijon të ndërtojë ekipin e së ardhmes duke u mbështetur te talentet e formuara në akademinë e klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Lajmet e Fundit