11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Saviq drejt kalimit tek gjiganti i Spanjës

Mbrojtësi i Lazio, Sergej Milinkoviq-Saviq, mund të kalojë tek Real Madrid, pasi skautët e skuadrës spanjolle tashmë janë duke e përcjellë me kujdes.

Ai ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit, ndërsa lacianët refuzuan 70 milionë euro për shitjen e tij verën e shkuar.

Por pas largimit të Stefan De Vrij, fat të njëjtë mund të ketë edhe Saviq, nëse vazhdon interesimi i madh për të, ose nëse skuadra nuk i ofron kushte të reja me kontratë të re.

Futbollisti pëlqehet nga Barcelona, Chelsea, Bayern Munchen, Juventus dhe PSG, ndërkohë që futja në garë edhe Real Madrid nuk bën gjë tjetër vetëm se rrit vlerën e tij.

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Lajmet e Fundit