10.3 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

SBASHK: Ngritja e çmimeve po shton pakënaqësitë, Qeveria të veprojë

Anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar ndaj ngritjes së çmimeve duke kërkuar nga qeveria që të veprojë.

“Agjencia e Statistikave e ka zyrtarizuar faktin se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe gjërave tjera elementare. Këtë të vërtetë e kanë ditur dhe e kanë përjetuar në buxhetin e tyre familjar punëtorët e arsimit dhe të punësuarit tjerë, por me keq se këta këtë të vërtetë e kanë përjetuar ata me ndihmë sociale apo edhe të papunët, që në Kosovë nuk janë të pakët”.

“Duke parë se trendi i ngritjes së çmimeve ka gjasat të vazhdojë dhe do të nxis ngritjen e çmimeve edhe të produkteve tjera dhe të shërbimeve, sa vijnë e shtohen edhe pakënaqësitë e anëtarësisë së SBASHK-ut, të cilët u kanë dhënë forcë kërkesave që të shtohen angazhimet dhe nga Qeveria të kërkohet që t’u dal përballë këtyre shqetësimeve duke marrë veprime konkrete”.

Anëtarësia e SBASHK-ut mes tjerash kujton qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 përqind në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, njofton Klankosova.tv

“Në kohën kur ngritja e çmimeve të artikujve elementarë ka ndodhur dhe pritet që kjo të nxis edhe ngritje të çmimeve të produkteve tjera, Qeveria, pasi nuk mundet me akte ligjore të ndërpres këtë trend, ose duhet të bëj ngritje pagash për ta ruajtur mundësinë aktuale blerëse e për të mos e cenuar dukshëm shportën familjare të artikujve elementarë, ose të bëj angazhime konkrete në bashkëbisedë me sindikatat për të hequr gabimet e thëna nga Kushtetuesja për Ligjin e pagave dhe të nis implementimi i tij. Nëse nuk ndodh as njëra nga këto, atëherë pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë edhe kërkesa për veprime konkrete sindikale, kërkesa këto që udhëheqësit dhe organet e SBASHK do t’i respektojnë”, thuhet në kumtesën e SBASHK-ut.

Më Shumë

Vdes 43-vjeçari pas vetaksidentit me biçikletë elektrike në Prizren

Një 43-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.   Viktima po drejtonte një  biçikletë elektrike. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet...

Ky’Leo Worriels transferohet te Junior 06

Klubi i basketbollit për femra Junior 06 ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit të ri Ky’Leo Worriels. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi...

Lajmet e Fundit