22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

SBASHK’u kërkon shtesa për mësimdhënësit, paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Financave dhe të Arsimit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.Ai ka thënë se kanë kërkuar nga Ministria e Financave që të zbatoj vendimin e Qeverisë Hoti për ndarjen e shtesave prej 100 eurove, kurse nga Ministria e Arsimit llogaritjen e orëve plotësuese.

“I jemi drejtuar me dy shkresa zyrtare ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe kemi kërkuar takim me të për të diskutuar për çështjet tona dhe ja kemi dërguar edhe vendimin e qeverisë së kaluar ku precizohet se për arsye të rrezikut nga pandemia dhe shtimit të volumit të punës të ketë shtesë në paga. Shtesë që Qeveria e kaluar e realizuar vetëm për një muaj dhe është pritur që të vazhdojë sipas vendimit, nuk ka vazhduar dhe ne po kërkojmë takim me ministrin për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka theksuar se edhe po të mos ishte ky vendim i qeverisë së kaluar, Qeveria aktuale është dashur ta ketë parasysh sepse njëri nga sektorët më të rrezikuar nga COVID është dëshmuar se është sektori i arsimit.

“Ne jemi në pritje që ministri të reflektojë, ta implementoj shtesën në paga në emër të rrezikut nga COVID-19. Dhe nëse deri në fund të majit Ministria e Financave nuk vepron dhe nuk reflekton edhe pagat e majit që të shtoj shtesën, ne pastaj do të konsultohemi me Këshillin Drejtues dhe në bazë të asaj kemi informacione nga tereni SBASHK do të përgatis lëndën përmes juristit tonë dhe ka gjasa të mëdha që atë lëndë do ta dërgojmë në Gjykatë për të kërkuar realizimin e kësaj të drejte përmes gjykatës”, u shpreh Jasharaj për Telegrafin.

Ai theksoi që nëse ndodh që orët e mësimit plotësues të mos paguhen, do ta dërgojë edhe ministrinë e Arsimit në gjykatë sepse nuk kanë zbatuar kushtet e kontratës dhe atë që ligji e thotë.

“Ne do të insistojmë që të kenë pagesë sepse këtë e thotë edhe kontrata kolektive e nënshkruar në mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, janë 20 orë normë javore dhe ditët e punës janë nga e hëna deri të premten dhe kontrata poashtu neni 11 e saktëson se çdo orë mbi këtë normë duhet të paguhet në vlerën e orës së rregullt dhe pasi jemi në një situatë të rënduar ne nuk do të shkojmë në veprime sindikale që do ta pengonin procesin mësimorë, por do të kërkojmë që të plotësohen këto të drejta dhe në rast se kjo nuk ndodh atëherë edhe këtë çështje do ta dërgojmë në gjykatë”, tha Jasharaj.

Jasharaj ka folur edhe për procesin e vaksinimit të mësimdhënësve ku ka theksuar se në takimet që ka pasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e kanë ngritur këtë çështje, dhe se iu është premtuar se me ardhjen e kontingjentit të ri të vaksinave do ta kenë parasysh këtë kërkesë të tyre.

Më Shumë

Paraburgim ndaj katër personave në Prizren të dyshuar për fajde, ryshfet e mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë katër personave të dyshuar për fajde, ryshfet, keqpërdorim i detyrës...

E kërcënon me thikë dhe më pas ia vjedh biçikletën në Prizren

Raste të shpeshta të grabitjes po krijojnë pasiguri tek qytetarët. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë...

Dy raste pozitive me Covid në Kosovë

Nga 1.328 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19. Rastet janë nga qyteti...

Çka do të ndodhë sot në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas,...

Artan Abrashi (VV): Implementimi i Asociacionit do të ishte fatal për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur se ideja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i papranueshëm për Kosovën. “Asociacioni...

Kthen në bibliotekë librin e marrë para 80 vjetësh

Zyrtarët nga një bibliotekë e Ontario thanë se një libër i kthyer së fundmi ishte vonuar për 80 vjet, shkruan faqja e internetit notizie.it. Biblioteka...

Një grua ndërron jetë në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se kreu vetëvrasje

Dyshohet se një grua, në rrugën “Janina” në Prizren, i ka dhënë fund jetës së saj, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00, raporton Gazeta...

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave, LVV pa asnjë zyrtarizim

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK,...

4 pacientë me Covid-19 po marrin trajtim në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim...

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit, raporton Gazeta Express. Sipas videos së dërguar nga një qytetar, shihet se në këtë...

Me një varg aktivitetesh Malisheva po shënon 16 Qershorin – Ditën e Dëshmorëve dhe të Çlirimit

16 Qershori – Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit të Komunës së Malishevës, është dita e lirisë falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe...

Manipulimi i madh i shoqërive të fshehta që kontrollojnë e sundojnë botën!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Që në moshë rinore më ka interesuar dhe kam lexuar shkrime e libra nga autor të ndryshëm kush sundon botën? Më është...

Limaj uron bashkëvendësit për ditën e çlirimit të Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës për 16 qershorin – Ditën e Çlirimit dhe...

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Presidentja ka bërë të ditur...

Hekuran Murati shpalos detaje për heqjen e homologimit, vlen vetëm për këto shtete

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me kalimin në lexim të parë të heqjes së homologimit për veturat që importohen nga...

E mbyti gruan me duart e tij/ Si tentoi piloti grek t’ja hidhte fajin grabitësve shqiptarë

Zbulimi i misterit të vrasjes makabre të 20-vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos shkaktoi një tjetër tronditje në Greqi. Por...

Lajmet e Fundit