1.1 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Sculp’Ice, fillon shkrirjen e “Skulpturimit në akull”

sculp-fest_1052Sculp’Ice që filloi ditën e së premtes në qytetin e Prizrenit, ka filluar që sot, për nder të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të bëj shkrirjen graduale të skulpturave.
Ky festival, i cili u përcoll nga një publik i stërmbushur në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit, ka arritur që të realizojë konceptin e planifikuar, e që është “Shkrirja e Barrierave” përmes artit, në praninë e një numri të konsiderueshëm të publikut.

Sonte në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit do të iniciohet ceremonia mbyllëse e edicionit të tretë të Sculp’Ice, ku në këtë performancë nën nxehtësinë e flakës do të shkrihen edhe të gjitha skulpturat e realizuara në akull gjatë tri ditëve të kaluara, nga 7 artistët mysafirë.

Skulptorja norvegjeze Elisabeth Kristensen tha se “Skulpturimi në akull, zakonisht bëhet në sheshe dhe komunikimi me publikun është pjesë e punës. Krahas krijimit të veprës duhet të ndaleni dhe të bisedoni me njerëzit. Kjo është njëra nga bukuritë e festivaleve të skulpturës”, ka thënë ajo.

Në kuadër të këtij festivali, vizitorët kureshtarë kanë qëndruar në tendat, ku artistët e Sculp’Ice po realizonin punimet prej akulli.

Më Shumë

Liria dhe Drini i Bardhë përballen sot në Prizren

Liria e Prizrenit zhvillon sot një ndeshje miqësore përballë Drinit të Bardhë, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e garave. Takimi do të luhet në...

Blero ‘kapet mat’ me të dashurën e re

Këngëtari Blero Muharremi, duket se po kalon një periudhë të re dhe të lumtur në jetën e tij personale. Pas një periudhe të gjatë të...

Lajmet e Fundit