Sekretarja e shkollës akuzohet se kreu marrëdhënie orale me nxënësin

Një sekretare e shkollës në Alabama në Shteteve të Bashkuara është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të mitur.

Autoritetet në distriktin Coffee të martën e arrestuan Martha Sasser Pope-n, 43 vjeçe, nën akuzën për përfshirje në akt seksual me nxënës duke qenë punëtore e shkollës, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Sipas dokumenteve, Pope dyshohet se është përfshirë në akt seksual oral me një nxënës më 10 shtator. Një burim i paidentifikuar i tha një mediumi lokal se nxënësi ishte një djalë 16 vjeç.

Nuk janë dhënë hollësi rreth marrëdhënies së dyshimtë të sekretares me të miturin. Në ankesën kriminale nuk thuhet se si është zbuluar veprimi i sekretares.

Reklamë
Pope u lirua nga burgu rreth një orë pas arrestimit, pasi dha 5.000 dollarë si dorëzani.

Drejtori i shkollës “Elba”, Chris Moselley, tha se Pope është dërguar në pushim administrativ në pritje të rezultatit të hetimeve.

Bordi i shkollës pritet të zhvillojë një takim javën e ardhshme për të diskutuar rreth dyshimeve për sjelljet e sekretares.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit