20.9 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Selim Krasniqi: Luftëtarët e UÇK-së, viktima të pazareve politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Selim Krasniqi, akuzon klasën politike se nuk i ka mbrojtur nga shpifjet luftëtarët e lirisë. Sipas tij, luftëtarët e UÇK-së janë dënuar për pazare politike.

“Po dalin në shesh se shumë luftëtarë të lirisë, janë dënuar pa fakte e për pazare politike”, thotë Krasniqi,transmeton PrizrenPress.

Ai vlerëson se edhe dënimi me 8 vjet burg i luftëtarit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi është bërë në bazë të shpifjeve.

“Një klasë politike, e cila nuk mbron luftën dhe vlerat e saj, nuk mund të jetë as kombëtare e as klasë e zgjedhur dhe e përkrahur nga populli”,

“Kam pasur fatin të jem për një kohë me shumë prej tyre dhe besoni që pothuajse të gjithë janë të tillë që i shërbyen dhe sakrifikuan shumë për kombin e tyre”.

“Ata ranë viktima të lojërave të pista dhe qellim gati kryesor ndër qëllime të tjera, është që të pastrohet kjo shoqëri nga ata që sakrifikuan e janë në gjendje edhe sot të punojnë e sakrifikojnë për vendin e tyre”.

Krasniqi thotë se të patriotët dhe të ndershmit janë dërguar në burg dhe lënë në shtëpi lënë pa mundësi mbijetesa, kurse servilët janë futur nëpër institucione.
Gjykata Themelore e Mitrovicës, dje e ka dënuar me tetë vjet burg dhe 1500 euro gjobë, Xhemshit Krasniqin për “krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave nga EULEX-i.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX ka sqaruar se vendimi është marrë nga një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtar.

“I pandehuri u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëri), si edhe në Prizren gjatë vitit 1999. I akuzuari i kreu veprat e tij në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e EULEX-it./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rritje e pranisë së arinjve në malet e Shtërpcës, Policia apelon për kujdes të shtuar në zonat turistike

Policia e Kosovës bën apel për qytetarët dhe vizitorët që të tregojnë kujdes të shtuar në zonën malore të Shtërpcës, pas rritjes së ndjeshme...

Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

Ish banorja e Big Brother Livia, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit. E veshur me bikini provokues, ajo ka nxjerrë...

Lajmet e Fundit