9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Selimi: Nëse mund të rrojmë pa viza, mund të rrojmë edhe pa këtë Qeveri (Video)

Në një lidhje telefonike për emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, mohon deklaratën e Policisë se në manifestimin e Pejës ishin 2000 pjesëmarrës.

“S’kisha me u marrë shume me numrin, por me mesazhin që qytetaret po ia tregojnë Qeverise”, tha Selimi.

Për 13 deputetë të opozitës që janë të arrestuar, Selimi tha se kjo paraqet hendikep për opozitën për vazhduar me kundërshtimin e marrëveshjeve të Asociacionit dhe Demarkacionit. Por, shton se nëse mbetet vetëm një, ata nuk do të ndalen.

“Nesër kemi me qenë në Kuvend. Ne s’kemi probleme me Kuvendin e seancat, por me agjendën e Qeverise në Kuvend dhe jashtë saj. Nuk kemi qëllim me pengu as Parlamentin e as Kuvendin. Nëse ministri i Jashtëm thërret protesta kundër BE, ne kemi me thirr protesta kundër Serbisë. Kështu Thaçi po i mbron interesat e Serbisë. Nëse mund të rrojmë pa viza, mund të rrojmë edhe pa këtë Qeveri”.

https://youtu.be/NDOSoj6RJ_c

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Lajmet e Fundit