Aktakuzë kundër Kurtit me shokë e shoqe

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër katër personave, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës  për veprat penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1  të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur sot  aktakuzë kundër katër personave”.

“Të pandehurit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli, akuzohen që secili veç e veç kanë kryer veprat penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së dhe pengim ipersonit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së”.

“Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë,  për veprat me të cilat i pandehuri ngarkohet”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit