7.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Selimi: Shpenzimet e stafit diplomatik janë modeste

Petrit SelimiShpenzimet prej dhjetëra milionash, të cilat i bën Ministria e Punëve të Jashtme për stafin e diplomatik të Kosovës nëpër botë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i ka cilësuar si harxhime modeste, duke thënë se në raport me diplomacitë e vendeve të rajonit, diplomacia jonë është minimaliste në shpenzime.

Për të gjitha misionet diplomatike të Kosovës, nga buxheti i vendit çdo vit ndahen nga 15 milionë euro.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha për Telegrafin se Ministria e Punëve të Jashtme shpenzon vetëm tetë milion euro për operacionet e rrjetit diplomatik dhe konsullor.

Sipas tij, buxheti prej 15 milionë euro, gjatë vitit, është i planifikuar jo vetëm për rrjetin diplomatik dhe konsullor, por edhe për shpenzimet tjera në mallra dhe shërbime, si dhe investimet kapitale të MPJ-së së Kosovës.

“Ambasadat dhe konsullatat kosovare operojnë me buxhet modest dhe pa lukse të tepërta dhe është vështirë të paramendohet ndonjë shkurtim i buxhetit pa pasur konsekuenca negative në operim te tyre. Me dhjetëra mijëra kosovarë shërbehen nga rrjeti konsullor, ndërsa edhe ambasadorët janë të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës nëpër vendet ku shërbejnë. Stafi i Ambasadave është në përgjithësi i kualifikuar, ndërsa se fundmi kemi themeluar edhe Akademinë Diplomatike për trajnime të mëtutjeshme profesionale”, ka thënë Selimi për Telegrafin.

Më Shumë

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Totaj: Prizreni humbi një figurë të shquar të arsimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, ish-rektor...

Lajmet e Fundit