8.2 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Serbi, xhamitë nga dita e sotme sërish të hapura për besimtarët

Duke filluar nga dita e premte, besimtarët myslimanë do të mund të falin namazin në xhami, duke zbatuar masat mbrojtëse të miratuara nga Bashkësia Islame e Serbisë.Nga e premtja hyn në fuqi vendimi i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë për mënyrën e kryerjes së ritualeve fetare pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, me çka u hapën xhamitë në Serbi pas gati një muaji e gjysmë të mbyllura si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

“Është miratuar që namazet ditore, të xhumasë dhe teravisë nëpër xhami dhe mesxhide, përveç imamëve dhe muezinëve, mund të kryhen nga një numër më i madh i anëtarëve të xhematit, varësisht nga kapaciteti i xhamisë, duke respektuar masën në fuqi të Qeverisë së Republikës së Serbisë për distancë fizike prej 2 metrash, me çka rekomandohet përdorimi i oborrit të xhamisë”, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame, shkruan 21Media.

Sipas vendimit të marrë në seancën e fundit, objektet e Bashkësisë Islame të Serbisë janë të detyruara të sigurojnë sasi të mjaftueshme të mjeteve të dezinfektimit. Me këtë, detyrohet vendosja e një barriere dezinfektimi në hyrje të xhamive, si dhe dezinfektues për duar.Për besimtarët e moshuar me sëmundje kronike, rekomandohet që ata të falen në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër, besimtarët që vijnë në xhami këshillohen që të vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Anëtarët e xhematit që vijnë në xhami dhe mesxhide janë të detyruar të kryejnë ritualin e abdesit në shtëpitë e tyre, ata detyrohen të mbajnë pajisje themelore mbrojtëse siç janë maskat higjienike mbrojtëse për fytyrën dhe dorezat, si dhe të marrin sexhadet e tyre për kryerjen e namazit dhe në mënyrë rigoroze të zbatojnë udhëzimet e dhëna nga personat zyrtarë të Bashkësisë Islame”, thuhet në njoftimin e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë.

Ndërkohë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc pranë Bashkësisë Islame të Serbisë po ashtu njoftoi se nga e premtja fillon falja e namazeve në xhami, duke filluar me namazin e xhumasë, duke radhitur masat mbrojtëse të miratuara nga autoriteti fetar i Serbisë të cilat duhet të zbatohen brenda xhamive. /Anadolu Agency/

Më Shumë

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”. Sipas njoftimit, programi ka pasur për qëllim...

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.   Brezovica, Prevalla dhe...

Lajmet e Fundit