Serbia “pranon” shtetësinë e Kosovës?

Konkluzionet e publikuara nga Presidenca e Malit të Zi pas samitit, kanë vërtetuar edhe njëherë se Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është paradoksal, kur është në diskutim Pavarësia e Kosovës.

Por, duke qenë se në fund të samitit të presidentëve të rajonit, që u mbajt në Budva të Malit të Zi, ai pati debat të ashpër me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thënë se Kosova nuk është shtet dhe duke hedhur akuza të tjera, në konkluzionet e përbashkëta të presidentëve duket se Nikoliç e ka pranuar shtetësinë e Kosovës.

Në konkluzionet e publikuara në faqen zyrtare të internetit të Presidentit malazez, Kosova përmendet gjithkund si shtet i barabartë me Serbinë dhe vendet e tjera, si dhe pa shënim ekstra të tipit “post script”.

Madje në konkluzione, Serbia ka pranuar detyrimet që ka në bisedimet me Kosovën.

Ndër të tjera, siç thuhet në konkluzionet e samitit, udhëheqësit rajonalë njohin rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin e Ballkanit, si dhe mirëpresin faktin se negociatat e anëtarësimit janë duke vazhduar. Ata e kuptojnë se, progresi në përputhje me procesin e negociatave të anëtarësimit, përfshi zbatimin e plotë të marrëveshjeve të dialogut Prishtinë-Beograd, do të lejojë hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian, sa më shpejt të jetë e mundur.

Në dokumentin e konkluzioneve, udhëheqësit rajonalë kanë nënvizuar se Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet në dialogun me Serbinë dhe se duhet të bëjë progres në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Të gjitha konkluzionet e samitit janë miratuar unanimisht nga të gjithë presidentët e rajonit.
Kjo nuk është hera e parë, që Presidenti serb, por edhe përfaqësues të tjerë nga Beogradi, ndryshe veprojnë nëpër dokumente zyrtare marrëveshjesh, kur është edhe Kosova, e ndryshe deklarojnë para medieve dhe qytetarëve serbë.

Mësohet se, Presidentja kosovare ishte paralajmëruar para samitit në Mal të Zi, se mund të provokohej nga Presidenti serb, pasi atij i ka rënë popullariteti në Serbi dhe përmes akuzave ndaj Kosovës po përpiqet të rrisë simpatinë e popullit serb./Top Channel/

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit