4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Serwer: I kam paralajmëruar disa pjesëtarë të UÇK-së qysh moti

Daniel SerwerAnalisti amerikan Daniel Serwer duke komentuar raportin e Clint Williamson ka thënë se fushata e dhunës kundër disa shqiptarëve dhe joshqiptarëve menjëherë pas ndërhyrjes së NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, ka qenë e njohur qysh atëherë.

Ai ka thënë se në vjeshtën e vitit ’99 ka paralajmëruar se koha e përgjegjësisë do të vije një ditë për shumë pjesëtarë të UÇK-së.

“Unë kam paralajmëruar më shumë se një pjesëtar të UÇK-së në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 se koha e përgjegjësisë do të vijë një ditë” ka shkruar ish-diplomati amerikan.

Duke analizuar shpalosjen e të gjeturave të raportit të Williamson, Serwer ka shkruar se ajo që ka ndodhur dje ka qenë diçka e pazakontë pasi prokurorët nuk e bëjnë publik qëllimin për ngritjen e aktakuzave ndaj individëve anonimë.

Por, Williamson, sipas tij, ka pasur nevojë të tregojë se çka është arritur e çka jo, pasi po bëhet gati për ta lëshuar detyrën.

Serwer më pas shkruan se dhuna kundër joshqiptarëve dhe disa shqiptarëve menjëherë pas luftës së NATO-s kundër Jugosllavisë ka qenë e njohur mirë.

“Unë kam paralajmëruar më shumë se një pjesëtar të UÇK-së në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 se koha e përgjegjësisë do të vijë një ditë”, ka shkruar ai.

Duke komentuar rreth çështjes së trafikimit të organeve, Serwer ka rikujtuar gazetarin Michael Montgomery, i cili ishte marrë me këtë çështje, e që nuk kishte pasur dëshmi të mjaftueshme për të publikuar një artikull.

Por, çka dëshmon hetimi që ka kryer Williamson?

“Disa pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime. Disa kanë vrarë njerëz për t’i marrë organet. Kjo egërsi është akt i fëlliqur” ka shkruar ai, transmeton Gazeta Express.

Më Shumë

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Lajmet e Fundit