Shkarkohet ambasadori Xhafer Ahmeti, që shau Sali Berishën

Xhafer AhmetiPas raportimit të Zërit për skandalin e ambasadorit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti i cili në një postim në rrjetin social Facebook ofendon rëndë ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, duke e quajtur psikopat, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka marrë vendim për kthimin e menjëhershëm në Prishtinë të të ngarkuarit me punë të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti, pas komenteve të tij të cilat nuk korrespondojnë me rregullat diplomatike dhe sjelljet e një diplomati.

Këtë e ka bërë të ditur për Zëri, këshilltari politik i Hoxhajt, Bashmir Xhemaj.

“Komentet e tij nuk paraqesin qëndrimet e institucioneve të Kosovës. Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës i janë mirënjohës ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për kontributin e tij të madh për Kosovën”, ka thënë Xhemaj.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit