3.1 C
Prizren
E martë, 21 Janar, 2025

Shahini viziton “AgroKosova Holding” në Suharekë, pas zjarrit që shkaktoi dëme deri në 200 mijë €

Zjarr i madh ka përfshirë “Agro Kosova-Holding” në Suharekë, ku 84 hektarë vreshta të rrushit janë dëmtuar, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini dhe Lumnije Ajdini kanë vizituar pronarin e kësaj kompanie Aziz Tafaj.

Shahini tha se në bazë të vlerësimeve të para dëmet janë deri në 200 mijë euro. Ai u  ka bërë thirrje institucioneve që të jenë më të përgjegjshme dhe të intervenohet me kohë kundrejt zjarreve.

Madje ai ka garantuar mbështetjen e AKB-së për të gjitha bizneset që kanë nevojë.

“Me të kuptuar që në Suharekë ka kapluar zjarrin dhe që dëmet janë deri në 200 mijë euro kemi ardhur këtu që të japim mbështetje dhe në anën tjetër t’i bëjmë ftesë institucioneve për fikjen e zjarreve”, tha Shahini.

“Ne si Aleancë ndajmë dhimbjen me këto biznese duke ju bërë ftesë që ta mbështesin këtë biznes dhe të shtohet përgjegjësia te shtabi emergjent që të mos ketë vonesa dhe të mos kemi probleme të tilla”.

“Është dëmtuar rëndë ky biznes dhe punëtorët kanë mbetur pa punë e operatori ekonomik dëmtohet dhe ka probleme me financa”.

Kurse Tafaj tha se dëmet janë shumë të mëdha ku ka plantacione që janë dëmtuar tërsisht, raporton EO.

“Zjarri që ka ndodhur dje në plantacionet dhe zonën e Bukoshit ku jemi aktualisht ka shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarri ka kapur në tersi, ku këtu jemi në një plantacion prej katër hektarë vreshta që janë dëmtuar tërësisht”.

Tutje Tafaj tha se e rëndësishme për të është kujdesi i punëtoreve dhe rreziku që po vazhdon akoma nga zjarret.

“Ka qenë shumë e vështirë, vetëm ai që e ka parë dhe përjetuar mundet me imagjinuar, rreziku ka qenë shumë i madh për jetën e njerëzve dhe është mënjanuar krejt kjo situatë nga punëtorët dhe po të mos menaxhohej kjo situate zjarri do kaplonte edhe shtëpi dhe familjarë”, theksoi tutje ai.

 

Më Shumë

KPF në Rahovec miraton mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët në këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit sot ka mbajtur mbledhjen e tij të parë për vitin 2025, e udhëhequr nga...

Përforcohet Liria, merr portierin Bujar Bici

Pas portierit Flamur Gashi, Liria e Prizrenit sot ka zyrtarizuar edhe një portier në afatin kalimtar të janarit. Ekipi prizrenas që aktualisht po kryen...

Lajmet e Fundit