KEDS-i dënon sulmin e djeshëm në Prizren ndaj punëtorëve të tij

KEDS-i ka reaguar pasi një ekip i kësaj kompanie është sulmuar dje në Prizren derisa po kryente detyrën.

Një nga punëtorët ka marrë lëndime trupore, është trajtuar në spital dhe po e vazhdon shërimin në shtëpi.

KEDS-i ka thënë se e dënon fuqishëm këtë veprim, përderisa si kompani pret nga organet e rendit dhe ata që bëjnë veprime të tilla të marrin dënimin e merituar.

“Rastet e tilla paraqesin pengesa të mëdha në kryerjen e detyrave për punëtorët tanë, që kanë mision furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të vendit. Secili punëtor yni është i përkushtuar të kryejë detyrat e veta zyrtare, ndërsa presim nga të gjitha hallkat e shoqërisë që punëtorëve tanë t’ua lehtësojnë punën, pra të bashkëpunojnë për të gjitha çështjet që ndërlidhen me ta, kur dihet rëndësia jetike e furnizimit me energji elektrike për popullin, e sidomos ekonominë e Kosovës. Pra, KEDS-i kërkon nga secili konsumator që t’i kryejë detyrat dhe obligimet e veta, në mënyrë që të mos ndikohet sistemi, por ai të avancohet tutje si një e mirë e përbashkët. Kjo është rruga e vetme përmes së cilës mund të ecim përpara. Rastet e tilla paraqesin vetëm vështirësi, prandaj nuk guxojnë të përsëriten më”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit