Arrihet marrëveshja, Martin Odegaard ribashkohet me Arsenalin

Mesfushori norvegjez, Martin Odegaard ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas shumë spekulimesh rreth lojtarit.

Sipas gazetarit të njohur italian dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos lojtari ka rënë dakord të ribashkohet me Arsenalin.

Arrihet marrëveshja, Martin Odegaard ribashkohet me Arsenalin

Norvegjezi, më herët ishte në huazim te Arsenali, ku kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Sipas Romanos, marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe së shpejti pritet zyrtarizimi.

Norvegjezi do të nënshkruajë kontratë me klubin londinez deri në vitin 2026.

Po ashtu, 23-vjeçari ishte i huazuar tek klubi spanjoll, Real Sociedad.

 

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit