16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shaqiri ka arritur marrëveshje personale me Lyonin

Xherdan Shaqiri është me valixhe në duar dhe po pret vetëm një telefonatë për tu larguar nga Liverpooli.

Sulmuesi nga Kosova ka marrëveshje me skuadrën e madhe franceze Olympique Lyon për një transferim në Ligue 1.

Gjilanasi është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Lyon, derisa po pret vetëm që dy klubet të gjejnë marrëveshje mes vete.

Lyon ka ofruar shtatë milionë euro, shumë që nuk e ka lënë të kënaqur Liverpoolin që pretendon më shumë.

“Sa i përket Shaqirit, Liverpooli është në negociata me Lyonin, por ende nuk ka marrëveshje mes klubeve”.

“Shaqiri ka një marrëveshje personale me Lyon, por ende mungon ajo mes klubeve”, ka thënë Fabrizio Romano.

Mediat e ndryshme në Francë dhe Angli kanë raportuar se mund të gjendet një marrëveshje mes dy klubeve brenda kësaj jave dhe Shaqiri të transferohet te Lyon.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit