22.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

SHBA dhe UNESCO

UNESCONdikimi amerikan në kulturë, shkencë dhe arsim në botë mori një goditje të fortë të premten, pasi Shtetet e Bashkuara automatikisht humbën të drejtën e votës në UNESCO pasi kaloi afati i fundit për të shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj kësaj agjencie.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë paguar detyrimet e tyre ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencës, me seli në Paris, në shenjë proteste ndaj vendimit të UNESCO-s për të përfshirë Palestinën si anëtare të organizatës në vitin 2011.

Sipas rregullave të UNESCO-s, Shtetet e Bashkuara kishin afat deri dje në mëngjes për të rifilluar pagesat, ose do të humbisnin automatikisht votën e tyre.

Izraeli pezulloi pagimin e detyrimeve në të njëjtën kohë.

Ambasadori i Izraelit në UNESCO, Nimrod Barkan, tha sot se vendi i tij po ndiqte shembullin amerikan, duke kundërshtuar “politizimin e organizimit ndërkombëtar nëpërmjet pranimit të shteteve jo-ekzistuese si vende anëtare.”

“Ne besojmë se kjo e shndërron UNESCO-n nga një organizatë shkence, në një organizatë për fantazira shkencore, dhe ne besojmë se kjo është e dëmshme për fatin e kësaj organizate dhe të tjerave nëse bëjnë të njëjtën gjë”, transmeton VOA.

Ambasadoi palestinez në UNESCO-s, Elias Sanbar tha se ai nuk mendon se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga UNESCO për shkak të Palestinës.

“Ne nuk mendojmë se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga UNESCO sepse, pikë së pari, UNESCO nuk është vetëm Palestina, por shumë gjëra të tjera. Ne shpresojmë shumë sinqerisht që Shtetet e Bashkuara do të rikthehen dhe të luajnë rolin e tyre si më parë”.

Tensionet në UNESCO kanë shkaktuar kritika të reja ndaj ligjeve amerikane të cilat detyrojnë një ndalim automatik të financimeve për çdo organizatë të OKB-së që pranon Palestinën si vend anëtar.

Pezullimi i kontributeve të Shteteve të Bashkuara, të cilat përbëjnë 80 milionë dollarë në vit, ose sa 22 për qind të buxhetit të përgjithshëm të UNESCO-s, e çoi organizatën në prag të një krize financiare dhe e detyroi atë të shkurtonte gjatë dy viteve të fundit nisma të drejtuaranga amerikanë si arsimimi për Holokaustin dhe hulumtime rreth cunameve.

Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një borxh prej rreth 220 mijë dollarësh në ditë, në se do të vendosin në një të ardhme të rikthehen në UNESCO dhe të rifitojë të drejtën e votës.

Kjo ka shkaktuar shumë shqetësime në Uashington se Shtetet e Bashkuara janë drejt shndërrimit në një anëtar të dobët të UNESCO-s, duke humbur zërin rreth programeve ndërkombëtare që luftojnë ekstremizmin nëpërmjet edukimit, dhe promovimit të barazisë gjinore dhe lirisë së shtypit.

Disa frikësohen se një prani më e dobët e Shteteve të Bashkuara në UNESCO do të shtojë një ndjenjë anti -izraelite brenda UNESCO-s, ku kritikat ndaj Izraelit të drejtuara nga vendet arabe për arsye territoriale kanë qenë prej kohësh një çështje e hapur.

UNESCO mund të jetë më e njohur për programin e saj për të mbrojtur kulturat e botës nëpërmjet faqet e saj të trashëgimisë, të cilat përfshijnë Statujën e Lirisë dhe Timbuktunë e Malit.

Por misioni kryesor i organizatës, i krijuar nga Shtetet e Bashkuara, një nga bashkë –themeluesit e saj në vitin 1946, ishte që të jetë një organizatë anti-ekstremiste.

Sot, UENSCO prek çështje të politikës së jashtme si mundësia e përdorimit të ujit të pastër, mësimi i leximit për vajzave, punon për të eliminuar varfërinë, mbështet lirinë e shprehjes dhe i inkurajon njerëzit të mendojnë në mënyrë krijuese për t’i rezistuar ekstremizmit të dhunshëm.

Disa janë të shqetësuar se ky dështim është vetëm maja e ajsbergut, dhe mund të ketë pasoja edhe më të rënda, nëse Palestina bëhet anëtare e organizatave të tjera si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit