19.9 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Shefi i diplomacisë gjermane sot viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, sot do të vizitojë Prishtinën.

Kështu ka njoftuar për Telegrafin, Ambasada gjermane në Prishtinë.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se tema të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me Bashkimin Evropian si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04. 2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikë rëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, bën të ditur nga Ambasada gjermane në Kosovë.

Kjo është agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve te? Jashtme te? Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve te? Jashtme te? Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00). /Telegrafi/

 

Më Shumë

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Rubin e tha në Hagë atë që shumëkush ka frikë ta thotë

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka komentuar dëshminë e dëshmitarit të parë të mbrojtjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Kryeziu thotë ish-ndihmëssekretari i shtetit, James...

Sot në Prizren, Bashkimi shkruan historinë në FIBA Europe Cup

Sot, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, zhvillohet një ndeshje historike për qytetin dhe për Bashkimin. Ekipi vendas përballet me Anwil Wloclawek në kuadër...

Lajmet e Fundit