Shefja e diplomacisë gjermane, Baerbook: Serbia të lirojë menjëherë policët kosovarë

“Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja e Hercegovina,  Dino Konakoviq, të premten në Berlin.

“Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”, tha Baerbock

Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre.

“Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet”.

Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.

Lirimin e menjehershem të policeve e kishin kërkuar më parë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it.

Ndërkohë, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, nga ana e tij, tha se “do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, në një takim urgjent për menaxhim të krizave”. /DW/

 

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit