5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali

Një sherr mes dy shoferëve dhe pasagjerëve të dy automjeteve është përshkallëzuar deri në përdorimin e thikave në Itali.

Protagonistë kanë qenë shqiptarët, ndërsa ngjarja ka ndodhur në autostradën Gorduno të shtetit fqinj ku shoferi i një prej makinave, një 32 vjeçar nga Kosova me vendbanim në Lugano, ka sulmuar dy burra të tjerë me thikë me origjinë nga Shqipëria, përkatësisht një 34 vjeçar që ngiste automjetin tjetër me targa italiane dhe një 41 vjeçar me kombësi shqiptare, banues në Zvicër, shkruan KP.

Mësohet se shqiptarët e sulmuar kanë pësuar lëndime serioze, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Në përleshje është përfshirë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar nga Kosova që banonte në Gjermani, të dy pasagjer në automjetin e agresorit.

Mediat italiane shkruajnë se në makinën e dytë kishte edhe tre persona të tjerë: një 27 vjeçar, një 20-vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë shtetas shqiptarë që banojnë në Itali.

Autori i sulmit është arrestuar. Hetimi është koordinuar nga prokurori publik Pamela Pedretti, i cili do të duhet të fillojë hetimin penal.

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit