11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Prizrenasit rritin ambiciet

Skuadra e vetme kosovare që këtë edicion po garon në Ligën Ballkanike është Bashkimi. Prizrenasit nuk e nisën mirë në këtë garë, megjithatë, shpresojnë se do të arrijnë objektivat dhe të kenë një edicion sa më të suksesshëm në BIBL, por edhe në garat vendore, ku shpresojnë se do të arrijnë në finale të Kupës dhe “Play-off”-it. Prizrenasit nuk kanë fituar trofe që nga viti 2001, dhe janë në kërkim të një trofeu të çmuar, edhe pse gjithmonë ka luftuar për trofe dhe ka pasur një ekip mjaft cilësor dhe të papërshtatshëm për skuadrat kundërshtare.

Të kalojnë në fazën tjetër

Në ndeshjen e fundit në Ligën Ballkanike, Bashkimi ka mundur Tiranën 101:95, vetëm pas vazhdimeve. Trajneri i prizrenasve, Stratos Koukoulekidis ishte i lumtur me fitoren në ditëlindjen e tij. “Dua të uroj ekipin tim. Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe lojtarët kanë bërë paraqitje të mirë për ditëlindjen time. Mendoj se kemi pasur disa probleme gjatë ndeshjes, megjithatë, jam i lumtur për fitoren dhe ekipin tim”, theksoi trajneri grek pas ndeshjes, transmeton faqja e Ligës Ballkanike. Basketbollisti më i mirë i prizrenasve në këtë sfidë ishte amerikani, Aaron Moss me 33 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime. “Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Kemi luajtur mirë në mbrojtje në çastet e fundit dhe mendoj se ky ishte çelësi i fitores. Trajneri dëshiroi që unë të kisha topin dhe të vendosi ndeshjen. Ai vetëm më thotë të luaj lojën time dhe të luaj ashtu si di unë”, ka theksuar amerikani Aaron Moss. Bashkimi tashmë ka tri fitore dhe pesë humbje, duke grumbulluar 11 pikë, ku renditet në vendin e tretë, derisa gjashtë skuadrat e para kualifikohen tutje në këtë garë, nga shtatë sa janë momentalisht.

Nuk dorëzohen as në garat vendore

Por, prizrenasit nuk dorëzohen as në garat vendore, ku gjithmonë i kanë kushtuar rëndësi. Këtë e konfirmon edhe kapiteni i kësaj skuadre, Qëndrim Biraj, derisa në këtë fundjavë do të ndeshen me Rahovecin, njërën nga skuadrat pretendente për garat përfundimtare. “Me ekipin që kemi mund të arrijmë shumë suksese, si në Ligën Ballkanike dhe garat vendore. Synimet janë që të shkojmë sa më lartë, pasi kemi potencial të madh, dhe objektivat tonë janë të realizueshme. Besoj se edhe përforcimet do të na ndihmojnë të arrijmë synimet tona. Shpresojmë se do të kualifikohemi në finale të Kupës dhe “Play-off”-it”, është shprehur Qëndrim Biraj për gazetën “Kosova Sot”. Takimet e xhiros së 17-të të IP Superligës që zhvillohen këtë fundjavë janë shumë interesante. Të shtunën në Gjakovë, Rahoveci e pret Bashkimin, derisa po ashtu të shtunën Trepça në “Minatori” e pret Golden Eagle Ylli, gjithashtu një duel mjaft i zjarrtë në mes skuadrave që synojnë garat përfundimtare. BoreaPeja është një sfidë lokale, me dy skuadrat që tashmë kanë objektiv vetëm të mbijetojnë. Derisa Sigal Prishtina e ka siguruar vendin e parë, e Bashkimi është shumë afër, Ylli, Trepça dhe Rahoveci, po luftojnë që të jenë pjesë e “play-off”-it.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona. Rasti kishte...

Zhdukja e polices në Rahovec, ish-koloneli: Kolegët janë duke punuar sistematikisht për gjetjen e saj

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur në komunën e Rahovecit, nga dita e diele. Në lidhje me si trajtohen zhdukjet ka folur ish-koloneli i...

Lajmet e Fundit