10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Shesin tokën e komunës, dy të arrestuar!

Shfercerat-paraMe dyshimin e bazuar se kishin mashtruar një bashkëvendës duke ia shitur tokën, pronë e komunës, janë arrestuar dje Avdi Gashi dhe Fejzi Berisha, ky i fundit vëllai i viktimës të cilit ia kishte shitur tokën e komunës duke ia marrë 57 mijë euro. Ata janë prangosur dhe po mbahen në Polici pasi po hetohen për vepër penale të mashtrimit me qëllim të përfitimit.

Shitja dhe më pas edhe stërshitja e tokës së komunës, që ndodhet në afërsi të komandës rajonale të policisë, në fshatin Lubizhdë, pranë rrugës magjistrale Prizren – Prishtinë atyre u shkoi huq, pasi kur ka hetuar se ishte mashtruar i mashtruari Nazmi Ryshen Berisha rastin e kishte paraqitur në organet e policisë.

E vërteta, përkatësisht mashtrimi doli në shesh kur N. Berisha shkoi në gjykatë për ta bartur pronësinë e ngastrës të cilën deklaroi se e kishte blerë për 57 mijë euro, por nuk kishte ditur se kishte rënë pre e mashtrimit nga i vëllai Fejzi Berisha, prej të cilit edhe e kishte blerë pronën, siç ka deklaruar në polici, në korrik të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të deritashme, i dyshuari A. Gashi tokën që e ka pasur në shfrytëzim, fillimisht ia kishte shitur F. Berishës, i cili më pas “këmbët e arushës” ia la të vëllait duke ia shitur tokën.

Për këtë rast, një ditë më parë policia fillimisht arrestoi të dyshuarin Avdi Gashi nga lagja “Arbana” e Prizrenit, ndërsa një ditë më pas është arrestuar edhe i dyshuari i dytë Fejzi Berisha, vëllai i viktimës.

Drejtori rajonal i policisë, Nexhmi Krasniqi, konfirmoi për “Zërin” se në organet e rendit viktima N. Berisha është ankuar se dy të dyshuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kishin shitur tokën, që doli të jetë në pronësi të komunës. Atë tokë Avdi Gashi që e kishte pasur në shfrytëzim e kishte keqpërdorur, duke e shitur, me qëllim të mashtrimit për përfitime.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit në Prizren, ndërsa është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Gjatë deklarimeve para hetuesve të rastit ata kanë pranuar se kanë bërë shitjen e kësaj toke”, tha ai.

Më Shumë

“Një çift nuk martohet për m’u nda”- Blero dhe Afrona përloten gjatë intervistës

Është publikuar një promo më e gjatë e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Në një minutë, kuptohet se është fjala për një intervistë...

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Lajmet e Fundit