Sheti

Skender Berisha 

Nëpër shtigjet e njohura,
Prej nga po ik blerimi;
Po ec e marr frymë lirshëm.

Një ëndje e vjetër,
Më ndjek,më ndjek;
Pak diell më ngroh,
Një kujtim më josh.

Plepat me pak erë,
Më pëshpërisin:
O,ku je djalosh!

Në sterë lëvaret verë e sosur,
Si zemër e vrarë,
Tash ec zvarrë.

Po tret një stinë,
Një kohë po dyndet,
Vjen një kohë tjetër.
Në tjetrën,
Një kujtim i grimcuar,
Mbetet.

Ec e nuk zmbrapsem,
Se diçka do të mbetet.
Prej vjetësh,
Lë gjurmë këtyre shtigjeve,
Ku endet frym e mirë.

Tash ndihem më trim,
Kalis ditën tjetër,
Me durimin tim.

24 shtator 2017

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit