15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Shitet për miliona dollarë piano e filmit “Casablanca”

Piano e filmit CasablancaËshtë shitur për 2.9 milionë dollarë piano e famshme e filmit “Casablanca”, në një ankand në Nju Jork. Piano e vitit 1942 është shitur në mesin e 30 gjërave tjera nga drama e Luftës se Dytë Botërore. Kjo piano në film është përdorur si vend sekret për letrat ilegale të asaj kohe, të cilat po ashtu u shitën në ankand për 100 mijë dollarë.

Një nga skenat e filmi është kur pianisti Sam, aktruar nga Dooley Wilson, luan me piano këngën “As Time Goes By” për aktorët Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman.

Piano milionë dollarëshe është pjesë në filmin fitues të çmimit Oskar “Casablanca”, i cili kryesisht ishte xhiruar në portin Maroccan të qytetit Casablanca.

Më Shumë

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në...

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Lajmet e Fundit