Shkarkohet Alain Giresse

Alain Giresse nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Ky vendim vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

“Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, vijon njoftimi.

Kosova nuk pati ecuri pozitive në ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024, ku përveç humbjes, 2-1, ndaj Bjellorusisë, “Dardanët” barazuan 1-1 me Izraelin, 1-1 me Andorrën dhe 0-0 me Rumaninë. Shpresat e tyre për një vend në finalet e Evropianit 2024 tashmë janë minimale./Albania Post

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit