19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Shkatërrohen objektet e vjetra në Prizren, përplasje për listën e trashëgimisë

Shoqëria civile para pak ditësh ka reaguar lidhur me rrënimi e një shtëpie në rrugën “Adem Jashari”. Lidhur më këtë koordinatori i OJQ “Ec ma ndryshme” Valon Xhabali pohon se ndërtesa që i takonte fillimit të shekullit XX dhe e ndërtuar me teknikë tradicionale të ndërtimit në rrugën “Adem Jashari” (nr. i ngastrës 804-0) në Prizren, është rrënuar në tërësi. Kjo ndërtesë është rrënuar me leje të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), edhe pse për rastin në fjalë Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, si institucion kompetent i trashëgimisë, nuk ka dhënë pëlqim për një veprim të tillë.

Sipas përgjigjes së QRTK-së, kjo ndërtesë ka qenë pjesë e Zonës së Dytë Mbrojtëse të qytetit sipas Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Prizrenit. “Fasada ballore e ndërtesës në fjalë ka qenë e punuar me elemente dekorative lineare, karakteristikë e fillimit të shekullit XX dhe se pranë saj në varg gjenden edhe katër ndërtesa tjera, të cilat datojnë nga kjo periudhë, dhe ruajnë karakterin historik të çarshisë tradicionale të zhvilluar në vijë kontinuale, ku posedojnë vlera historike. “EC Ma Ndryshe” vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren dhe kërkon nga Komuna e Prizrenit, gjegjësisht DUPH, të mos marrë hapa të ngutshëm të dhënies së lejes së rrënimit të ndërtesave të trashëgimisë, sepse humbja e vlerave të trashëgimisë është një proces i pakthyeshëm. “Përderisa QRTK në Prizren konsideron që ndërtesa në fjalë posedon vlera të trashëgimisë kulturore, kjo organizatë kërkon urgjentisht edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të vazhdojë me procesin e inventarizimit dhe ta plotësojë Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme për gjithë territorin e Komunës së Prizrenit”, pohon Xhabali për “Kosova Sot”.

Naim Cahani, për gazetën “Kosova Sot” lidhur me rrënimin e kësaj shtëpie, pohon se çështja e trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet komplekse për faktin e interferimit të shumë institucioneve si në nivel lokal ashtu edhe atij nacional.

“Në të shumtën e rasteve në Prizren, pikërisht janë institucionet ato, të cilat kanë dështuar në menaxhimin e situatës me Zonën Historike dhe objekte të tjera të karakterit mbrojtës. Rasti i fundit i rrënimit të shtëpisë flet më së mirë për mungesë të komunikimit ndërinstitucional, dhe praktikat e tilla të mungesës së komunikimit ndërinstitucional do ta thellojnë edhe më tej çështjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Prizren”, pohoi Cahani. Pas gjithë kësaj kemi kontaktuar edhe drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit Fatmir Memaj. Ai pohoi për gazetën: “Lejen e kemi dhënë sipas dispozitave ligjore. Objekti nuk ka qenë në zonën e Qendrës Historike, e as në Listën e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore. Shoqëria civile po thirret në një dokument që quhet PZHU ( Plani Zhvillimor Urban ) që nuk është në fuqi!”. Ai shton se ajo leje është lëshuar në bazë të ligjeve në fuqi.

QRTK nuk ka qenë asnjëherë pjesë ë përpilimit të asnjë lloj liste Derisa lidhur me rrënimin e fundit të ndodhur ditën e hënë me 16 korrik 2018 tashmë ka bërë reagim zyrtarë edhe QRTK ku në mes tjerash në reagim thuhet: ” Më datën 16.07.2018, në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit është plasuar një lajm, ku tregon për punët e Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë, si dhe Drejtorisë së Inspektoratit në Qendrën Historike të Prizrenit, respektivisht zbatimin e disa veprimeve për rrënim të objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, duke u bazuar në një listë kinse të përpiluar në bashkëpunim me QRTK-në. Për hir të korrektësisë kundrejt këtij lajmi të Komunës së Prizrenit, bëjmë më dije se Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore nuk ka qenë asnjëherë pjesë ë përpilimit të asnjë lloj liste të objekteve që paraqesin rrezik Brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Lista e Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë ka ardhur si kërkesë për shqyrtim në QRTK. Kërkesë të cilën e kemi shqyrtuar dhe kemi kthyer përgjigje, duke dhënë konkluzionet për çdo objekt i cili ka qenë në listë. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në asnjë moment nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, përkundrazi, ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të bëjë përforcimin dhe sigurimin e strukturave të objekteve, përveç rasteve të evidentuara për pastrim të rrënojave të objekteve të cilat janë të rrënuara”, thuhet në reagimin e QRTK-së.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Ballkani mban kreun

Pa shumë telashe dhe shpejt, Ballkani ka shënuar dy gola sot në portën e Dukagjinit, për të shkuar rehat në fitore komode me tre...

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Lajmet e Fundit