18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Joshua, Wilderit: “Unë jam gati, e kam nënshkruar kontratën – po të pres”

Anthony Joshua ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratën për t’u përballur me Deontay Wilder në prill të stadiumin “Wembley” dhe ka kërkuar urgjentisht edhe nga amerikani që ta bëjë këtë.

“Unë e kam siguruar datën, vendin dhe i kam dëgjuar të gjitha problemet që ata i kanë gjetur në kontratë, dhe pastaj i kam hequr të gjitha ato. I kam shtuar të gjitha pikat e mira dhe pjesa ime është nënshkruar”, tha Joshua.

“Krejt çfarë duhet të bëjmë është të presim nënshkrimin e Wilderit për ta zhvilluar ndeshjen. Unë nuk kam nevojë të pres edhe dy apo tre muaj të tjerë për të dëgjuar probleme tjera. Jam marr me to mjaftueshëm gjatë muajve të fundit”, shtoi ai.

“Tani jemi në këtë pikë. Unë e kam nënshkruar kontratën. Tashti na duhet edhe nënshkrimi i Wilderit dhe ta kemi edhe zyrtarisht ndeshjen”, theksoi mes tjerash kampioni i botës.

Para se të përballet me Wilderin, Anthony Joshua do të mbrojë titujt e peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF ndaj Alexander Povetkin.

Promoteri i britanikut, Eddie Hearn, ka njoftuar se përballja do të ndodhë me 22 shtator në Wembley. /Insporti.com/

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit