11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Shkëlqen Ylli, kalon në finale

Golden Eagle Ylli është skuadra e parë finaliste e Final 8 Liga Unike Lajthizës. Therandasit në gjysmëfinale kanë mundur Pejën me rezultat 91:62 (18:15, 20:20, 29:18, 24:9).

Therandasit e nisën sfidën më mirë, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 17:10, por çereku i parë përfundoi 18:15. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, 20:20, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 38:35.

Pejanët barazuan shifrat në periodën e tretë 51:51, por pas pesë minutave filloi shkëlqimi i Yllit dhe rënia e Pejës, ku me një seri të jashtëzakonshme u shkëputën në 67:53, sa ishte rezultati pas 30 minutash, kurse Ylli vazhdoi me lojë të mirë në dhjetë minutat e fundit, duke ngritur epërsinë në 87:54, duke fituar në fund 91:62.

Alonzo Verge Jr ishte më i miri te Ylli me 34 pikë, katër kërcime e tetë asistime, derisa te Peja më i miri ishte Justin Davis me 19 pikë e 11 kërcime.

Golden Eagle Ylli në finalen e së dielës e pret fituesin e ndeshjes Trepça – Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 19:00, derisa Peja do të luajë me humbësin e kësaj sfide për vendin e tretë.

Më Shumë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Lajmet e Fundit