6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Shkëlqimi i Berishës në Ligën e Kampionëve

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha po e vazhdon ngritjen në karrierë. Fundori Berisha (29), të martën mbrëma pati ndeshje të madhe për kampionin e Çekisë, CEZ Nymburk.

Në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Nymburku fitoi me rezultatin 106:98 ndaj skuadrës gjermane Telekom Baskets Bonn, ndërsa Berisha ishte më i miri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai realizoi 24 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime, gjashtë asistime e një top të rrëmbyer. Në parket i kaloi 25 minuta, ndërsa pati efikasitet të lartë të gjuajtjeve.

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të fazës grupore. Nymburku është i treti në grup me bilanc prej shtatë fitoreve e tri humbjeve, që e kanë edhe Beshiktashi e Nanterre që mbajnë dy pozitat e para. Luhen edhe katër xhiro në fazën grupore, por skuadra e Berishës nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në TOP 16.

Më Shumë

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit