-0.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Shkëlzen Gashi: Albin Kurti flet palidhje, është demagog

sh-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, është nervozuar shumë sot me ish-shefin e tij, shkruan Insajderi.

Ai në një status në Facebook, të Rron Gjinovcit, përveç që e ka quajtur populist ish-shefin, ka vazhduar tutje, duke e quajtur edhe demagog dhe person që flet palidhje.

Gashi, duke i replikuar një komentuesi i cili i tha se: “Këshu e paske këshilluar”, mohoi këtë duke i thënë se “ Jo une nuk e këshilloj askend me qene demagog e me fole palidhje”.

Këto komente erdhën pasi një qytetar tha për Kurtin se: “A u bë populist me këtë gjest apo e ka për Selimin”.

“Ndoshta s’u ba, por eshte, vetem i doli ne pah edhe nje here”, i ishte përgjigjur Gashi.

Krejt këto deklarata erdhën pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media kërkoi bashkim në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Prokuroria e Dhomave të Specializuar, në Hagë.

Ndryshe kreu i VV-së, ka thënë se akuzat për Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin janë të pavërteta, të pabesueshme dhe assesi të kenë ndodhur.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë, është se në UÇK ka ekzistuar një grup kriminal përbrenda, me shprehjen që ja jep kjo prokurori si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Pra, njëfarë strukture paralele kriminale brenda UÇK-së, thua se kemi pasur edhe UÇK edhe NPK, edhe ushtri çlirimtare edhe ndërmarre kriminale. Prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë kriminale. UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm dhe drejtoritë përkatëse, zyrën e përfaqësuesit politik, Adem Demaçi, zonat operative, brigadat, batalionet, njësitë, e jo aty një strukturë paralele siç pretendon prokuroria. Ky lajmi i ri në Kosovë për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së, nuk është i vërtetë”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi./ Insajderi.org

Më Shumë

Përmendore për profesor Sabahajdin Cenën

Nga Sahit F. Osmani Kur trupi i të mirit vdes, emri dhe kujtimi i tij bëhen përmendore, mbartin madhështinë e njeriut shpirt bardhë, gjithë jetën pa përkulur kokën dhe...

Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje dhe ngrit 17 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17  aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash...

Lajmet e Fundit