7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shkencëtari britanik: Covid-19 do të jetë përgjithmonë, popullsia të vaksinohet rregullisht

Pasi OBSH doli me deklaratë ku shpreson që pandemia e COVID-19 të përfundojë për 2 vite, një tjetër mendim ka shkencëtari britanik për mjekësinë, Mark Walport.

Ish-kryekëshilltari shkencor i qeverisë britanike në periudhën 2013- 2017, thotë se Covid-19 do të jetë përgjithmonë.

Sipas tij, do të ekzistojë në një formë apo në një tjetër. Për Walport, zgjidhje është vetëm vaksinimi dhe ai thotë se nuk duhet bërë njëherë, por disa herë tek popullsia në intervale të rregullta kohore.

“Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë në një formë ose një tjetër. Kështu, pak a shumë si gripi, njerëzit do të kenë nevojë për rivaksinim në intervale të rregullta”, tha ai.

Duke folur në BBC Radio 4, Sir Mark tha se për të kontrolluar pandeminë, do të duhej vaksinim global i popullsisë.

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit