Shkëputja e kontratës së koncesionit për çerdhen “Yllka” bartet në gjyqësor në Prizren

Tentativa e Komunës së Prizrenit për shkëputjen e kontratës, përkatësisht lirimin e kopshtit të fëmijëve “Yllka” që aktualisht është nën menaxhim të institucioneve edukativo arsimore “Pedaks SHPK” është bartur në organet e drejtësisë, nga kjo e fundit.

Në bazë të kërkesës për mbrojtje ligjore të IEA “Pedaks”, Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masë të përkohshme të sigurisë, duke urdhëruar Komunën që të mos ndërmerr veprime për mbylljen e kopshtit “Yllka”, deri në një vendim tjetër të gjyqësorit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë komunarët kanë pohuar se do ta respektojnë këtë vendim të gjykatës dhe se në të njëjtën kohë do të kërkojnë të drejtën e tyre, pasi që operatori në fjalë nuk i ka përmbushur disa pika të kontratës, që sipas pushteti lokal japin bazë të mjaftueshme për shkëputjen e saj.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit