Shkodran Kryeziu: S’kam probleme me Besianin

Kryetari i RDK-së Shkodran Kryeziu ka mohuar se ka pas mospajtime me anëtarin e Kryesisë, Besian Shalën.

Ai thotë se për këto “mospajtime” me Shalën, për herë të parë i ka lexuar dje në media.

“Jo bre send me mu s’ka pas ai djal. Kam respekti si për të gjithë antarët tjerë”,thotë Kryeziu për “PrizrenPress”.

Kryeziu tregon se aktualisht është për pushime në Zvicër dhe se me Besianin ka biseduar ditë më parë në Facebook.

“Në Facebook kam biseduar më herët, por nuk më ka shfaqur asnjë pakënaqësi”,tregon ai.

“Me Besianin kurrë s’kam pas ndonjë pakënaqësi apo debat”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit