15.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Shkollat janë shndërruar në mekanizma të votave për PDK-në në Prizren

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, ka kritikuar pushtetin lokal të Ramadan Mujës, se po i përdorë institucionet shkollore, për t’i siguruar vota PDK-së.  Ai thotë se kriteri i caktuara në konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave të mesme dhe fillor, tregon më së miri se këto institucione janë shndërruar në mekanizma të votave për PDK-në.

“Me kushtet e konkurrimit të konkursit për drejtorë shkollash në Prizren, po paralajmërohet skandalizimi i rradhës”, thotë Avdyli.

Komuna e Prizrenit, ditë më parë ka hapur konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave të mesme dhe fillore.

Avdyli thotë se kriteret e caktuara në këtë konkurs janë skandaloze.

“Në këtë konkurs askund nuk ceket përgaditja shkollore ose menaxheriale. Edhe nëse është pa fakultet me rëndësi me pasë shkathtësi në prezantim”, shprehet Avdyli.

“Askund nuk ceket përvoja menaxheriale në fushën e arsimit , por ceket njohuritë e fushës së arsimit”.

Avdyli ka pyetje për pushtetin e Ramadan Mujës.

Kujt po i përgaditen këto kushte në këtë konkurs?”.

Sa drejtorë do të pranohen pa fakultet e pa përvojë në arsim ?

“Si duket partia në pushtet në Prizren, edhe njëherë po don që të fus nën kthetra tërë arsimin, përmes vendosjes së militantëve n? pozita të drejtorëve” .

“Thjesht, institucionet arsimore, PDK-ja i sheh si mekanizma që përmes të cilave arrijnë të fitojnë votat, përmes rehatimin njerëzve të afërm”

“Edhe kur ata nuk kanë përgatitje arsimore, edhe kur s’kanë asnjë ditë përvojë pune, edhe kur janë analfabet e të padiplomuar , askush se ka hallin e cilësisë, por sistemimin e bashkëpartiakëve me shkathtësi të veçanta që vetëm ata mund t’i kenë, sepse janë shkathtësi që nuk maten dhe nuk dokumentohen me diploma”.

“Shpresoj që kur të shpallen emrat e drejtorëve , unë të mos kem drejtë, e të demantohem, vetëm le të zgjidhen arsimtarë kompetent që mund ta kryejnë detyrën e drejtorëve”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni sfidon Ramiz Sadikun në Prishtinë

FC Prizrenit do të zbresë në fushë të mërkurën më 27 gusht 2025, ku do të përballet me KF Ramiz Sadikun në stadiumin “Ramiz...

Tre të arrestuar në Prizren pas sulmit ndaj gjashtë personave, sekuestrohet një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi të njëjti kanë sulmuar fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar...

Lajmet e Fundit