Gashi, ylli i Yllit

Me “double-double” prej 25 pikëve e 10 kërcimeve, Artin Gashi udhëhoqi Golden Eagle Yllin drejt fitores ndaj Rahovecit (99:86) vikendin e shkuar.

Këto statistika bënë që Gashi të shpallet edhe lojtari më i mirë i xhiros së 16-të në IP Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Koha Ditore.

Në përgjithësi, statistikat e Gashit këtë edicion janë impresionuese, pasi po luan me mesatare prej 17 pikëve, 7 asistimeve dhe 2 kërcimeve për ndeshje. 69.7 për qind është i saktë në gjuajtjet për dy pikë, kurse për tri pikë ka saktësi 40.9 për qind.

Gashi këtë edicion ka përgjegjësi shtesë te skuadra e Yllit. Përveç që është kapiten, synim e ka edhe ndonjë trofe me ekipin nga Suhareka. E, sipas tij, këtë edicion është e mundur.

Ai para fillimit të këtij edicioni është kthyer tek Ylli pas një aventure nëpër disa skuadra të Kosovës. Por dallimi është se te Ylli ai ka shpërthyer në krahasim me ekipet e tjera.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit