16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shkrimtarja sllovene prezantohet në Prishtinë

TeaHvala-shkrimtare slloveneNë Qendrën Multimedia të kryeqytetit ka arritur shkrimtarja sllovene, Tea Hvala, e cila ka prezantuar sekuenca interesante nga pjesëmarrja e saj nëpër punëtori të ndryshme, ku është punuar për feminizmin, satirën dhe erotikën.

Shkrimtarja sllovene, Tea Hvala, ka shpalosur të premten në mbrëmje përvojat e saja si pjesëmarrëse në disa punëtori, që janë mbajtur vite më parë nëpër qytete të ndryshme evropiane dhe të shteteve të Ballkanit.

Këto prezantime ajo i ka bërë si pjesëmarrësja e radhës, përkatësisht, rezidentja e projektit të Qendrës Multimedia, “Rezidenca për artist, Prishtina nuk ka lum”, ku është paraqitur me temën për bashkëpunimin feminist, satirën dhe erotikën.

Derisa ka shpalosur esenë e parë ajo ka folur për përvojat e saja në punëtori ku kanë marrë pjesë grupe-punuese të ndryshme.

Dhe, njëra nga rrëfimet e saj, që është ilustruar me fotografi para të pranishmëve ka qenë ai që në njërën prej punëtorive iu ka kushtuar pikturës, ku pjesëmarrësit e përfshirë kanë pikturuar piktura me karaktere dhe motive të ndryshme.

Rrëfim tjetër interesant, që kjo shkrimtare ka zgjedhur ta tregoi para kosovarëve është ai kur një grup i të rinjve ka pasur pesë minuta kohë të shkruaj tregime për një çështje të caktuar, e më pas, pas pesë minutave ata i kanë lexuar tregimet e njëri-tjetrit, duke hapur kështu debat për temat, njofton KultPlus.

Ajo ka treguar se punëtori të tilla janë mbajtur në Lubjanë, Sarajevë e Amsterdam, ndërsa ka treguar foto që dëshmojnë se si në Lubjanë punëtoria është realizuar duke punuar në kompjuter, dhe më pas punimet janë parë nga secili pjesëmarrës sepse janë ruajtur në një server.

Në një punëtori tjetër janë bërë hulumtime të ndryshme, të cilat më pas janë shkruar me dorë në fleta të rëndomta, dhe si të tilla janë ngjitur në një mur të caktuar, duke e ndërtuar një lloj ekspozite.

Koordinatorja e projektit “Rezidenca për artist Prishtina nuk ka lum”, Nita Hasani, thotë se të premten është prezantuar rezidentja e katërt në Qendrën Multimedia, ndërsa ka treguar se edhe pjesëmarrësit paraprak pak a shumë e kanë bërë të njëjtën gjë, sikurse shkrimtarja Hvala.

“Ne në çdo muaj e kemi nga një rezident, pra një herë në muaj personi që e ka fituar projektin e bënë prezantimin këtu. Deri tash i kemi pasur katër rezident, dhe e kemi edhe të fundit për sivjet”, ka thënë ajo , e cila ka shpjeguar për KultPlus, se të gjithë janë ndërkombëtar.

Më Shumë

Dita e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren/ Një javë aktivitete

Përgjatë gjithë javës, në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga nxënësit e këtij institucioni arsimor. Këto aktivitete janë organizuar në...

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Lajmet e Fundit