Prokurorisë kosovare i rrjedhin mesazhet e dashurisë të gruas me fqinjin

mesazhi ne telefonNjë hulumtim i kryer nga emisioni Drejtësia në Kosovë ka zbuluar një skandal të ri të rrjedhjes së informacioneve konfidenciale nga dosjet e Prokurorisë.

Hulumtimi i kryer mes muajve qershor dhe shtator ka zbuluar se tabulatet e mesazheve ku një grua shkëmben mesazhe dashurie me një fqinj, janë printuar dhe i kanë rënë në dorë ish burrit të saj.

Bëhet fjalë për një dosje shumëfaqëshe e cila përmban mesazhe me të cilat pretendohet se ish gruaja kishte lënë takime me fqinjin dhe kishin shkëmbyer mesazhe të dashurisë.

Ky i fundit ka rrëfyer për Drejtësia në Kosovës se kishte pasur dyshime se guraja e kishte tradhtuar dhe se për ta vërtetuar këtë, njëri nga avokatët e tij i kishte marrë nga dosjet e Prokurorisë së Gjakovës, mesazhet ku ish gruaja komunikonte me fqinjin.

Kryeprokurorja Shpresa Bakia ka mohuar çdo mundësi që mesazhet të kenë dalë nga zyra e saj. Megjithatë, ka pranuar se numri i telefonit të gruas ishte nën përgjim dhe se komunikimet e saj janë të printuara dhe ruhen në Prokurorinë e Gjakovës.

Bakia është zotuar se do të nis hetimet për të zbardhur se kush janë përgjegjësit e kësaj rrjedhjeje të informacionit. /Kallxo.com/

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit