7.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Veteranët po na i marrin ilaqet!

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) shpreh shqetësimin e thellë që fondet e dedikuara për shëndetësi, po transferohen në xhirollogaritë e veteranëve të luftës.

Në reagimin e PRAK, thuhet se “të gjithë, madje edhe ata të cilët po i transferojnë këto fonde, por edhe përfituesit e tyre, pajtohen se shëndetësia është sektori më i nënfinancuar dhe me një mori problemesh. Në vend se të rritet buxheti për këtë sektor në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave të pacientëve, ky buxhet merret për të paguar pensionet e veteranëve të luftës”.

“Fondet po barten pas presionit të veteranëve se do t’i bojkotojnë zgjedhjet! I kuptojmë politikëbërësit se ky është një shantazh serioz për ta. Gjithashtu, e kuptojmë se më së lehti është që këto fonde të sigurohen nga barnat e pacientëve, sepse ata nuk mund të kërcënojnë, ata madje as nuk mund të votojnë, ata janë të sëmurë!”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

“Nuk e besojmë që veteranët janë të kënaqur me një zgjidhje të tillë të përkohshme dhe aspak realiste e cila do t’u rriste vuajtjet e pacientëve në mungesë barnash. Besojmë se edhe ata janë duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme që nuk shkon në dëm të askujt, e aq më pak të personave të sëmurë që më shumë se ata kanë nevojë për këto fonde. Kjo u takon institucioneve që të bëjnë zgjidhje”.

PRAK e sugjeron Ministrinë e Financave dhe të Ministrinë e Shëndetësisë që mos të bëjnë këtë gabim, sepse po e lëndojnë rëndë këtë sektor.

“Kërkojmë nga ta që paratë e dedikuara për Sigurime Shëndetësore të investohen prapë në shëndetësi, jo në sektorë të tjerë çfarëdo qofshin ata. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mos të aprovojnë një ndërhyrje të tillë në buxhetin e shëndetësisë, përkatësisht barnave të pacientëve.

Për këto barna pacientët kanë nevojë më shumë se për bukë!”, thuhet në reagimin e PRAK. /Telegrafi/

Previous article
Next article

Më Shumë

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Lajmet e Fundit